Sport

‘Anfield’ dhe Jurgen Klopp kanë për të mbetur pa ‘sambën’ e tyre…

Roberto Firmino, i cili formoi një sulm vdekjeprurës te 'Reds' me Salah dhe Mané, do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.

12 Mars 2023, 08:21 Nga DOSJA
‘Anfield’ dhe Jurgen Klopp kanë për të mbetur pa

ANGLI - Liverpooli po përjeton një sezon krejtësisht të papritur. I parashikuar si pretendent për Premier League, së bashku me Manchester Cityn, ai vend është zëvendësuar nga Arsenali dhe ‘Reds’ kanë përjetuar momente krize loje dhe identiteti, ndonëse vazhdimësia e Jürgen Klopp nuk është vënë në dyshim realisht.

Kjo është diçka e pashmangshme. Gjermani ka qenë kryefjala e një prej Liverpoolit më të mirë të të gjitha kohërave. Një ekip tërheqës, sulmues dhe i drejtë që kundërshtoi fronin e Pep Guardiolës, falë një sulmi që, për shumë, ishte më i miri në këto momente. Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mané u bënë eksponentët e ‘Anfield’ në të gjithë botën, me kombinime të mahnitshme, gola të të gjitha ngjyrave dhe cilësi me bollëk.

Por si çdo gjë, edhe asaj i ka ardhur fundi. Largimi i Mané verën e kaluar për te Bayern ishte hapi i parë. Tashmë Firmino ka qenë ai që ka zyrtarizuar, se nuk do të vazhdojë te Liverpool, duke lënë vetëm Salah nga ajo treshe. “Vendimi më befasoi pak, por e respektoj shumë”,- ka deklaruar Klopp, megjithëse realiteti është se ishte mjaft i parashikueshëm që braziliani të vendoste të ndryshonte peizazh. 

Nga tre ‘musketierët’, ai ishte i pari që humbi statusin e tij të të qenit i domosdoshëm.  Rënia e tij në aspektin e lojës dhe shfaqja e Diego Jotas, i mori minutat, pastaj disa dëmtime dhe ai ishte pothuajse i dënuar me ardhjen e Darwin Núñez këtë verë.

Firmino është 31 vjeç dhe nuk është i gatshëm të vazhdojë si zëvendësues. Ja pse, pasi e ka menduar shumë, braziliani ka vendosur të mos rinovojë dhe të dale lojtar i lirë. Sepse ofertat sigurisht që nuk do të mungojnë. Nga marrëdhënia me Barçën, e cila nuk ka buxhet për transferime dhe fitimi i tij me kosto zero, mund të jetë një opsion, ndërkohë që Atlético Madrid apo Real Madrid, mes shumë skuadrave të tjera 'top' në Europë, e kanë në listë.

Nuk është për më pak. Firmino është një sulmues ndryshe. Me hapësira të shkurtra, imagjinatë të pastër, vizion të shkëlqyeshëm dhe një prekje të hollë. Ai e tregoi atë në ‘Anfield’ dhe do ta bëjë aty ku duhet. Është një shoqërues ideal për lojën e pozicioneve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll