Aktualitet

E rëndë në Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë bashkëjetuesin e saj, i riu dërgohet në spital

32-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

8 Mars 2023, 12:59 Nga A.B
E rëndë në Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë
Foto ilustruese

FIER- Plagosje brenda faimiljes. Pas një debati, 33-vjeçarja me inicialet A.A, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 32-vjeçarin A.J. Ky i fundit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nëna e tre fëmijëve do të hetohet për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

gruaja plagos burrin ne fier fier

Sondazh

Poll