Aktualitet

Plagosja në Shkodër, reagon Policia: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit (EMRAT)

Artan Bobdaj është plagosur me thikë nga 78-vjeçari Musa Çinari.

8 Mars 2023, 12:23 Nga A.B
Plagosja në Shkodër, reagon Policia: Ngjarja ndodhi pas një
Lavazhi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të këtij qyteti. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 38-vjeçari Artan Bobdaj është plagosur me thikë nga 78-vjeçari Musa Çinari. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga autorin.

NJOFTIMI:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar. Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll