Politike

Krifca: 3.3 mld lekë për fermerët, mbështesim naftën, serat dhe anijet e peshkimit

Tregon detaje nga fondi për fermerët.

1 Mars 2023, 12:50 Nga F.M
Krifca: 3.3 mld lekë për fermerët, mbështesim naftën,
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar fondi 3.3 miliardë lekësh për tu ardhur në ndihmë fermerëve. Në një prononcim për mediat, Krifca thotë se me paratë do të financohet programi i naftës. Ajo shtoi se prioritet do të kenë edhe sistemet e prodhimit në sera, luleshtrydhet dhe rrushi. 

Pjesë nga fjala e Krifcës:

I gjithë totali i mbështetjes është 3.3 miliardë lekë. Të gjitha sistemet që kanë të bëjnë me naftën do të financohen me 1.4 miliardë lekë. Anijet e peshkimit do të mbështeten gjithashtu, sistemet e prodhimit në sera, gjithçka që ka të bëjë me perimet, rrushin apo luleshtrydhet. Edhe këtë vit do të vazhdojmë me mbështetjen e tregjeve të reja në bashkëpunim me bashkitë. Sidomos me bashkitë që nuk kanë mundësi të hapin tregje të reja. Së fundmi do të vijojmë me politikën tonë të skemës kombëtare të trjanimit për rinovimin e dijeve për fermerët tanë. 

frida krifca

Sondazh

Poll