Aktualitet

VIDEO- Aksidentohet një tjetër autobus tek rrethrrotullimi i Saukut, s'dihet nëse ka të plagosur

Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.

27 Shkurt 2023, 16:28 Nga A.B
VIDEO- Aksidentohet një tjetër autobus tek rrethrrotullimi i Saukut,
Aksidenti

TIRANË-Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur në Tiranë. 'JOQ' ka bërë publike pamjet nga aksidenti i urbanit i cili është përplasur tek rrethrrotullimi i Saukut. Aksidenti ka krijuar trafik në zonë.

Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë me autobusët që ndodh brenda ditës në Tiranë. I pari ndodhi paraditen e sotme, në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë. Autobusi i linjës së ‘Unazës’ goditi nga pas mjetet që kishte përpara. Për rrjedhojë autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa 9 qytetarë kanë mbetur të plagosur.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

aksident ne tirane aksidentohet autobusi

Sondazh

Poll