Aktualitet

KATAPULTIMI më i shpejtë ndonjëherë/ Nga avokate në SHBA drejt e krye të Gjykatës Kushtetuese, rasti i Holta Zaçaj, kush është kryetarja e re e GJK

Holta Zaçaj ka lindur më 12 janar 1976 në Tiranë, ndërsa është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright.

20 Shkurt 2023, 12:36 Nga k.m.
KATAPULTIMI më i shpejtë ndonjëherë/ Nga avokate në
Holta Zaçaj

TIRANË- Holta Zaçaj është kryetarja e re e Gjykatës Kushtuetuese. Ajo u zgjodh në krye të Gjykatës Kushtetuese me raundin e tretë, në bazë të shortit pasi y raundet e mëparshme dështuan. Në garë për këtë post ishin edhe Fiona Papajorgji e Marjana Semini. Në garën e sotme, Zaçaj mori 5 vota pro, Papajorgji 3 dhe Marjana Semini 1 votë.

Por kush është Holta Zaçaj?

Holta Zaçaj ka lindur më 12 janar 1976 në Tiranë, ndërsa është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright. Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate në zyrën e avokatisë “Delegibus Consulting” sh.p.k. dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në zyrën ligjore ”Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Law”.

Në periudhen 2009-2013, Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014. Ndërsa në janar të këtij viti është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese duke shënuar rritjen në detyrë më të shpejtë ndonjëherë. 

Por para se të katapultohej në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, Zacaj ka punuar në një zyrë avokatie me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Ligris and Associates PC" është firma ku ajo ka punuar nga viti 2019- janar 2020. Më pas, është bërë partnere e kësaj studioje ligjore në Massachusetts. Në studion e saj ligjore ajo ka qenë e specilizuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patunshme.

Megjithatë është e paqartë sesi një avokate, pa eksperiencë në institucionet shqiptare dhe pa eksperiencë në një institucion tjetër, arriti që të katapultohej menjëherë në Gjykatën Kushtetuese, madje dhe në drejtimin e saj. Ndërkohë që procesi i emërimit të saj ka shkaktuar debate të forta. Holta Zaçaj ishte renditur e para në listën e KED-së. Siç raportonte "BoldNews", procesi i pikëzimit krijoi dyshime të forta për favorizim të kandidates fituese së kësaj gare. Juristja Holta Zaçaj kishte aplikuar për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një procedurë të mbyllur në gusht të vitit 2022, e vlerësoi kandidaten me 82.2 pikë. Në atë procedurë, kandidatja Zaçaj nuk arriti të zgjidhej në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Më pas, KED, në një procedurë të paqartë, vendosi rishikimin e vendimit që kishte marrë në Gusht 2022 dhe, pa kryer një vlerësim të ri, por vetëm duke i konsideruar ekuivalentimin e diplomës master, i shton pikë kandidates, duke e dërguar në nivelin e 84.7 pikëve. Ndërsa kandidates tjetër nuk iu pranuan dokumentat që ajo kishte paraqitur.

holta zacaj

Sondazh

Poll