Aktualitet

'Nuk mendova dhe reagova'/ Vrau djalin e tij, avokati i Bylykbashit: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Sipas avokati ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.

20 Shkurt 2023, 10:27 Nga A.B
'Nuk mendova dhe reagova'/ Vrau djalin e tij, avokati i Bylykbashit:
Shefki Bylykbashi

KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë masën e “Arrestit me burg” për 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi, i cili mbrëmjen e së premtes masakroi me çekiç djalin e tij 50-vjeçar Hamdi Bylykbashi. I moshuari doli përpara Gjykatës me kokën ulur dhe kërkoi nga kamerat që të mos e filmonin.

Sipas avokati ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.

Autori në gjykatë ka treguar se prej kohësh i biri e rrihte, dhunonte pasi vinte i alkoolizuar dhe se ditën e ngjarjes deshi të më hidhte në pus.

“Nuk mendova më dhe reagova”, tha babai në sallën e gjyqit.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Zvezdë u raportua si aksidentale, por nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi. Ky i fundit e ka goditur me çekiç në kokë duke bërë që 50-vjeçari të ndërronte jetë.

shefki bylykbashi

Sondazh

Poll