Politike

Plani franko-gjerman, Kurti: Ne në parim e pranojmë, por nuk është marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës thekson se kjo marrëveshje ndikon në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kjo nuk do të thotë njohje reciproke.

15 Shkurt 2023, 22:20 Nga k.m.
Plani franko-gjerman, Kurti: Ne në parim e pranojmë, por nuk
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me planin franko-gjerman. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, kryeministri Kurti thotë se e pranon në parim këtë plan, por ende ka pika të cilat duhen negociuar me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës thekson se kjo marrëveshje ndikon në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kjo nuk do të thotë njohje reciproke.

“Ne e praniojmë në parim, duhet të negociojmë. Nuk është i menduat si një propozim si marrëveshje finale. Por është një normalizim, por që parasheh njohjen de-facto, e kemi aty. Pa dyshim që është një njohje. Nuk është finale, është një marrëveshje bazike me marrëveshje e obligueshme,”-tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll