Politike

Marrëdhëniet me Ramën, Albin Kurti: Kemi mendim ndryshe për "Ballkanin e Hapur"

Albin Kurti tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme, duke përmendur çështjen e "Ballkanit të Hapur".

15 Shkurt 2023, 22:21 Nga k.m.
Marrëdhëniet me Ramën, Albin Kurti: Kemi mendim ndryshe për
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Albin Kurti ka komentuar marrëdhënien e tij me homologun e Shqipërisë, Edi Rama. Në një intervistë për emisionin  “Opinion”, Kurti tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme, duke përmendur çështjen e "Ballkanit të Hapur". Edhe njëherë, ai bën me dije se sipas tij, Ballkani i Hapur nuk është demokratik dhe europian.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Është përshtypja ime apo ju dhe Rama nuk duroheni dot reciprokisht?

Albin Kurti: Është përshtypja juaj. Kjo nuk do të thotë që biem dakord për gjithçka. Besoj që dallimi i cili që është i njohur janë raportet me Ballkanin Perëndimor. Unë besoj se Ballkani evropian dhe demokrati është mjaftueshëm i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik dhe Europian.

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll