Politike

Asosacioni i komunave, Kurti: Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve? S'është as ëndërr e bukur

Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit. Pyetjes se a ishte shkëmbimi i territoreve një zgjidhje më e mirë, Kurti iu përgjigje: Ajo nuk i ishte kurrëfarë zgjedhjeje.

15 Shkurt 2023, 23:27 Nga k.m.
Asosacioni i komunave, Kurti: Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit
Albin Kurti

PRISHTINË- Asociaconet e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë një tjetër çështje debati mes Kosovës dhe Serbisë. Në një  intervistë për emisionin “Opinion” kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi disa nga arsyet përse nuk arrihet asosacioni. Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit. Pyetjes se a ishte shkëmbimi i territoreve një zgjidhje më e mirë, Kurti iu përgjigje: Ajo nuk i ishte kurrëfarë zgjedhjeje. Në kushtet kur Serbia nuk e pranon pavarësinë, nuk i njeh krimet. Të besosh se do të bësh shkëmbim në mënyrë paqësore nuk është as ëndërr e bukur.

Problemi që mbetet është ai asosacioneve?

Kurti: Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevoj për sqarime të tjera.  Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe.

Çfarë ju tremb te asosacionet?

Kurti: Është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike. Asosacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit. Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit.

albin kurti

Sondazh

Poll