Aktualitet

PAMJET- 5 të rinjtë e bllokuar në Ramëz, forcat e ndërhyrjes së shpejtë marshojnë mes borës e acarit për t'i ndihmuar

Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, prej 2 orësh kanë nisur një operacion shpëtimi ene Fushë të Zezë, 20 km në veri të Razmës së Malesisë së Madhe.

1 Shkurt 2023, 20:02 Nga A.B
PAMJET- 5 të rinjtë e bllokuar në Ramëz, forcat e
Policia

SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar të rinjtë e bllokuar. Atyre u duhet të udhetojnë nga Razma 20 kilometra në këmbë. Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, prej 2 orësh kanë nisur një operacion shpëtimi ne Fushë të Zezë, 20 km në veri të Razmës së Malesisë së Madhe.

Në këtë zonë kanë mbetur të bllokuar në borë 5 të rinj nga Bajza e Kastratit, të cilët kishin shkuar për të rrëshqitur me ski.

PAMJET- 5 të rinjtë e bllokuar në Ramëz, forcat e

Njëri prej të rinjve ka shqetësime shëndetësore, por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Të rinjtë janë strehuar në një stan veror, deri sa të mbërrijnë grupet e gatshme të policisë.

bllokohen 5 te rinj ne ramez

Sondazh

Poll