Bota

"Çfarë dreqin janë këto"/ Si e dashura e ish-agjentit zbuloi valixhen e mbushur plot me para, McGonigal: I fitova në një bast

Paratë ishin në dollarë, të ndarë në tufa dhe të lidhur me llastikë.

27 Janar 2023, 21:45 Nga F.M
"Çfarë dreqin janë këto"/ Si e dashura e
Charles McGonigal

TIRANË- Allison Guerriero, e dashura e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila e spiunoi në FBI kishte vënë rëe që ai lëvizte e shumë të mëdha parash me vete. Në rrëfimin e bërë për BusinessInsider, Guerriero thotë se një herë kishte parë një valixhe të madhe të mbushur me para. Paratë ishin në dollarë, të ndarë në tufa dhe të lidhur me llastikë. Ajo tregon se kur e kishte pyetur McGonigal, i kishte thënë se i kishte fituar në një bast. 

Pjesë nga rrëfimi:

Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn: një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte ajo lloj qeseje që japin dyqanet e pijeve. Brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me llastikë. Nuk dukej si diçka që ai duhej ta mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.

"Nga dreqin është kjo?" ajo pyeti.

"Oh, të kujtohet loja e bejsbollit?" McGonigal u përgjigj, sipas kujtimeve të Guerriero. “Vura një bast dhe fitova”.

McGonigal kishte dy fëmijë të moshës së shkollës së mesme dhe një grua ose "ish-grua" siç i referohej ndonjëherë, në shtëpi në Chevy Chase, Maryland. Ai kthehej atje një ose dy herë në muaj. Por McGonigal e kishte bërë Guerriero të besonte se ai ose ishte i divorcuar ose së shpejti do të divorcohej. Ajo nuk e vuri në dyshim historinë e tij, as nuk e vuri në dyshim historinë për çantën plot me para.

Rrëfimi i saj vjen pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

charles mcgonigal allison guerriero

Sondazh

Poll