Bota

Eksperti ushtarak rus 'sulmon' në mes të emisionit kancelarin Gjerman: Scholz si 'Adolf Hitler i dytë'

Krahasimet nuk u ndalën me kaq dhe eksperti ushtarak e cilësoi Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, si një Joachim von Ribbentrop “me fund” , duke iu referuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Rajhut të Tretë Gjerman. 

27 Janar 2023, 21:40 Nga a.l
Eksperti ushtarak rus 'sulmon' në mes të emisionit
Olaf Scholz

RUSI- Eksperti ushtarak rus Igor Korotchenko e përshkroi kancelarin gjerman Olaf Scholz si një "Adolf Hitler të dytë", disa ditë pasi Gjermania njoftoi vendosjen e tankeve Leopard-2 në Ukrainë. Në një program televiziv rus të transmetuar në kanalin shtetëror Rossiya 1, Korotchenko akuzoi Olaf Scholz për nisjen e Operacionit "Barbarossa 2.0", duke iu referuar emrit të koduar të përdorur për të përshkruar pushtimin e Bashkimit Sovjetik - më 22 qershor 1941 - gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

"Kancelari Scholz zbatoi në thelb Operacionin Barbarossa 2.0 dhe ne duhet të vlerësojmë veprimet aktuale të qeverisë gjermane në dritën e asaj performance. Në një mënyrë apo tjetër, ndodhi rimishërimi i fashizmit. Prandaj, Scholz duhet të shihet nga Rusia si një Adolf Hitler i dytë, tha komentuesi, sipas një videoje të shpërndarë nga gazetari i BBC Monitoring, Francis Scarr.

Krahasimet nuk u ndalën me kaq dhe eksperti ushtarak e cilësoi Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, si një Joachim von Ribbentrop “me fund” , duke iu referuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Rajhut të Tretë Gjerman. “Ishin gra si ajo që njiheshin për mizoritë në kampet e përqendrimit të grave,” qëlloi ai.

Deklaratat pasojnë njoftimin gjerman për furnizimin e Ukrainës me 14 tanke Leopard-2, vendim që i dha fund ngërçit të aleatëve të Kievit. Shtetet e Bashkuara janë zotuar gjithashtu të dërgojnë 31 tanke Abrams-M1, të cilave u duhen “disa muaj” për të arritur në Ukrainë. Që atëherë, disa vende, nga Spanja në Kanada, janë vënë në dispozicion për të dërguar modelet e tankeve gjermane që kanë në magazinë .

igor korotchenko

Sondazh

Poll