Aktualitet

'Nuk i kam borxh njeriu'/ Shpërthimi në banesën e Shefit të Krimeve, babai: Ishte i fuqishëm, jemi 17 persona në shtëpi, bëri shumë dëme (ME VIDEO)

Shpati tregoi se dëmet ishin shumë të mëdha, duke filluar nga muret, makina, avullia dhe fasada. 

13 Janar 2023, 08:49 Nga A.B
'Nuk i kam borxh njeriu'/ Shpërthimi në banesën e
Gjergj Shpati

SHKODËR-Brenda banesës së shefit të krimeve të Shkodrës, aty ku u vendos tritoli, banojnë 17 persona. Kjo u konfirmua nga babai i shefit të krimeve, Gjergj Shpatit. Ai është shprehur për mediat se djali i tij nuk ka konflikte me njeri. Shpati tregoi se dëmet ishin shumë të mëdha, duke filluar nga muret, makina, avullia dhe fasada. Ai thotë se nuk ka dijeni nëse djali i tij është kërcënuar së fundi, ndërsa kërkon hetimin e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

BISEDA:

Pyetja: Ça ndodhi mbrëmë?

Gjergj Shpati: Mbrëmë rreth orës 4 jam dalë dhe kam pa cdo gjë të shkatërruar.

Pyetja: Sa veta ishin në shtëpi?

Gjergj Shpati: Jemi 17 vetë, prej këtu dhe në kat të tretë, 3 familje.

Pyetja: Ishte i fuqishëm?

Gjergj Shpati: Ishte i fuqishëm, e shikon vetë

Pyetja: Cfarë dëmesh kishit?

Gjergj Shpati: Dëme në makina, fasada, avulli, mure.

Pyetja: Keni parë njeri?

Gjergj Shpati: Ku patëm me i pa, nuk na priti njeri.

Pyetja: Pse mendon se ka ardhur kjo ngjarje?

Gjergj Shpati: Atë nuk e di pse ka ndodhur, isha në gjumë, s'më kanë tregu bëhu gati.

Pyetja: Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës?

Gjergj Shpati: Për shkak të detyrës se ne nuk kemi ngatërresa. As nuk i kam borxh kujt e s'më ka kush.

Pyetja: Pllumbi ka pasur ndonjë problem, kërcënim?

Gjergj Shpati: Nuk e di.

Pyetja: Cila është kërkesa juaj?

Gjergj Shpati: Kërkojmë, cfarë të kërkojmë...Shteti të bëjë punën e vet, të hetojë, unë s'kam asgjë.

Lënda plasëse ka shpërthyer këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Policia njofton se rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Pellumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e tij apo probleme të tjera, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, sipas policisë, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

gjergj shpati pellumb shpati

Sondazh

Poll