Aktualitet

Gjendet trup i pajetë në aksin Elbasan-Peqin, Policia: Nuk e identifikojmë dot, dyshohet se është aksidentuar

Ky person, dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

22 Dhjetor 2022, 11:32 Nga A.B
Gjendet trup i pajetë në aksin Elbasan-Peqin, Policia: Nuk e
Ambulance

ELBASAN- Një person është gjetur i pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Policia informon se personi i paidentifikuar, dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

person i pajete ne elbasan

Sondazh

Poll