Aktualitet

Gara për Avokatin e Popullit, Prençi tërhiqet nga gara, opozita mbështet Brahon

Prençi ishte kandidati që kishte marrë mbështetjen e 42 deputetëve për postin e Avokatit të Popullit.

22 Dhjetor 2022, 11:22 Nga A.B
Gara për Avokatin e Popullit, Prençi tërhiqet nga gara, opozita
Zyra e Avokatit te Popullit

TIRANË- Tërhiqet nga gara për Avokatin e Popullit një kandidat. Bëhet fjalë për Ahmet Prençin. Ky i fundit ishte edhe kandidati që kishte marrë mbështetjen e 42 deputetëve për postin e Avokatit të Popullit.

I vetmi në garë nga opozita është Ledio Braho, i cili po ashtu ka mbështetjen e demokratëve.

Kandidatura për Avokatin e Popullit pritet të kalojë sot në Kuvend, së bashku me atë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

ahmet prenci avokati i popullit

Sondazh

Poll