Aktualitet

Si ra në grackë Skënder Gjinushi?! 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit citoi një libër që nuk ekziston (FAKTET)

Ledi Shamku zbuloi diçka që ndoshta dhe Gjiknuri nuk e di. Në fjalimin e tij, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI”, që nuk ekziston.

10 Nëntor 2022, 23:59 Nga k.m.
Si ra në grackë Skënder Gjinushi?! 50-vjetorin e Kongresit
Ledi Shamku dhe Skënder Gjinushi

TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka zbuluar një 'perlë' nga Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe nga fjala e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Ledi Shamku zbuloi diçka që ndoshta dhe Gjiknuri nuk e di. Në fjalimin e tij, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” që nuk ekziston. Është thjesht një krijim sarkazme.

"Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” NGA SOT KA JETËN E VET SI SHENJË E HAJNISË INTELEKTUALE TË KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI. Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkazëm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn për Festimet Drejtshkrimore. Dhe kur sarkazmën e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit të Ramiz Alisë dhe njëherit Kryeakademiku i sotshëm, ajo s’është sarkazmë, është Kryesarkazmë!,"-shkruan ndër të tjera Shamku.

POSTIMI I PLOTË:

kongresi i drejtshkrimit skender gjinushi ledi shamku

Sondazh

Poll