Aktualitet

Fermerët flakin prodhimin/ Në Kutall 70% e serave me kastraveca, u kalbën pa u shitur

Pak kilometra larg vendit ku deri këtë të enjte ngrihej një fermë hashashi, me punë të ndershme prodhuesi dhe eksportuesi Arben Dyli nuk mbulon dot kostot e mbjelljes së kastravecëve.

10 Nëntor 2022, 20:04 Nga DOSJA
Fermerët flakin prodhimin/ Në Kutall 70% e serave me kastraveca, u
Foto ilustruese

Pamjet që po shihni janë ana tjetër e medaljes në zonën e Kutallisë. Kjo sasi kastraveci nuk është e destinuar për në treg por për në kanal.

Pak kilometra larg vendit ku deri këtë të enjte ngrihej një fermë hashashi, me punë të ndershme prodhuesi dhe eksportuesi Arben Dyli nuk mbulon dot kostot e mbjelljes së kastravecëve.

Si Dyli, fermerët e zonës së Kutallis në Berat po përballen me vështirësitë më të mëdha për të shitur kastravecin këtë vit. Xhelal Vrapi një fermer i zonës tregon se ka mbjellë 4 dynym sera, 2 me domate të cilët e hodhi në kanal dhe dy me kastravecë që po i kalben në serë.

Në kushtet që gjendet bujqësia sot, banorët e zonës kanë patur dy zgjidhje, të hapin serra hashashi si Drenovica pak më tutje ose të emigrojnë./ Top Channel

kutallia

Sondazh

Poll