Aktualitet

Vlerësimi i lirisë së mediave dhe mbrojtja ndaj gazetarëve, partnerët e KE vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën

Organizatat partnere kanë kërkuar takime me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

10 Nëntor 2022, 21:37 Nga A.B
Vlerësimi i lirisë së mediave dhe mbrojtja ndaj gazetarëve,
Foto ilustruese

TIRANË- Më 15 dhe 18 nëntor, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave dhe mbrojtjes së gazetarëve në të dy vendet. 

Organizatat ndërkombëtare që i bashkohen misionit janë: NENI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve , Unioni Evropian i Transmetuesve, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dhe Reporterët pa Kufij. 

Organizatat partnere kanë kërkuar takime me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile. Partnerët e misionit do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Kosovë dhe Shqipëri. 

Misioni synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

 Pas misionit, partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve do t'i bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë rekomandime për qeveritë dhe politikëbërësit. Gjetjet e ndërmjetme do të ndahen përmes konferencave për shtyp të planifikuara për t'u mbajtur më 16 nëntor në orën 14.30 -15:30 në Hotel Sirius në Prishtinë dhe më 18 Nëntor në orën 14.30-15:30 në Hotel Rogner i Tiranës./Burimi: Article19.org

keshilli i europes per median

Sondazh

Poll