Aktualitet

Arrestohet edhe personi i tretë i përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani në Greqi

Bëhet fjalë për një 24-vjeçar të komunitetit rom, i identifikuar që nga e marta, i cili u arrestua në Valyra ku jetonte pas një operacioni të organizuar nga Sigurimi i Kalamatës dhe të premten pritet të dërgohet në Prokurorinë e Qiparisisë.

10 Nëntor 2022, 20:52 Nga d.a.
Arrestohet edhe personi i tretë i përfshirë në vrasjen e
Eni Dollani

GREQI- Personi i tretë i përfshirë në vrasjen mizore të 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani në Kyparissias është tashmë në prangat e policisë greke pak orë pas lëshimit të urdhrit të arrestit ndaj tij.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 24-vjeçar të komunitetit rom, i identifikuar që nga e marta, i cili u arrestua në Valyra ku jetonte pas një operacioni të organizuar nga Sigurimi i Kalamatës dhe të premten pritet të dërgohet në Prokurorinë e Qiparisisë.

Të njëjtën rrugë do të ndjekin nesër edhe dy të arrestuarit e tjerë, 30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së martës në afërsi të Zevgolatio. Të dy kanë kaluar fillimisht pasditen e djeshme nga dera e Prokurorisë dhe kanë marrë afat për të kërkuar falje mëngjesin e së premtes.

Fillimisht viktima dhe autorët janë takuar dhe kanë nisur të argëtohen në një klub nate në Kyparisia. Autorët e kanë kuptuar që Dollani kishte shumë para me vete dhe kur kanë dalë nga lokali, e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës. Aty e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e vrarë. Më pas i varrosën trupin në rërë, i morën paratë dhe u arratisën. Por, gjurmët që kishin lënë në vendin e ngjarjes, zbuluan krimin.

eni dollani vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll