Aktualitet

Akuzat e Monika Kryemadhit, reagon Koncesionari i Landfillit: Shpifje dhe sajesa për gjobëvënie, do e kallëzojmë në Prokurori

Pas konferencës për shtyp gjatë mëngjesit të sotëm, Kryemadhi pretendoi se ishte kryer evazion fiskal.

10 Nëntor 2022, 19:41 Nga k.m.
Akuzat e Monika Kryemadhit, reagon Koncesionari i Landfillit: Shpifje dhe sajesa
Koncesionari i Landfillit të Sharrës

TIRANË- Koncesionari i Landfillit të Sharrës në Tiranë e ka konsideruar shpifje deklaratën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi se 19 kompani të reja janë paguar me një vlerë rreth 2 miliardë lekë nga Klodian Zoto. Pas konferencës për shtyp gjatë mëngjesit të sotëm, Kryemadhi pretendoi se ishte kryer evazion fiskal. Por, përmes një reagimi për mediat, kompania koncesionare e Landfillit të Sharrës deklaron se "IEBV" nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Kryemadhi. Sipas tyre, gjithë deklaratat e saj janë shpifje. 

Reagim mbi shantazhin dhe akuzat fiktive dhe të qëllimshme të deputetes Monika Kryemadhi.

Kemi parë me shqetësim muajt e fundit disa sulme të paprecedenta dhe akuza të pabazuara nga disa politikanë, ndaj koncesionarit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, IEBV SPV. Konkretisht në disa dalje publike, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se koncesionari Integrated Energy BV SPV (IEBV), i cili ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë është përfshirë në një skemë mashtrimi me fatura fiktive me disa kompani të tjera.

Në interes të publikut sqarojmë se: IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona. Asnjë shpifje dhe baltosje e qëllimshme, nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Faturat dhe çdo shkëmbim tregtar është tërësisht i aksesueshëm pranë institucioneve financiare shtetërore. Prej disa muajsh, opinioni publik është bombarduar me shpifje, hamendësime për qëllime politike, apo dhe qëllime të tjera. Ne nuk kemi reaguar pasi kemi pritur që drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar të reagojnë përballë këtij shantazhi dhe represioni politik, që ka qëllime vetëm për gjobëvënie.

Shoqëria Koncesionare IEBV, i bën thirrje organeve ligjzbatuese dhe kryesisht SPAK, që të verifikojë këto shpifje dhe sulme të qëllimshme të Partisë së Lirisë, si dhe të marrë masa për ndaljen e tyre. Ju bëjmë me dije, se në vijim, shoqëria koncesionare do të kallëzojë penalisht çdo zyrtar që ka dëmtuar reputacionin e shoqërisë tonë dhe ka shantazhuar, nëpërmjet akuzave të pabazuara dhe të stisura qëllimisht për benefit politik.

koncesionari i landfillit të sharrës landfilli i sharres

Sondazh

Poll