Politike

ME VIDEO/ 'Pusho gjel deti, je aksident'- Përplasja Rama-Sula, deputeti i PD: Flet vetëm k****ëqe

Kryeministri dhe deputeti i Partisë Demokratike përdorën në Kuvendin e Shqipërisë fjalor të shfrenuar. Për asnjërin nuk u mor masë disiplinore.

9 Nëntor 2022, 16:09 Nga A.B
ME VIDEO/ 'Pusho gjel deti, je aksident'- Përplasja Rama-Sula,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me demokratin Dashnor Sula. Në seancën e sotme plenare, Rama nuk u përmbajt, duke ofenduar me fjalë të rënda deputetin, i cili po ashtu nuk u kursye me fjalët. Kreu i Qeverisë e quajti 'gjel deti', teksa i bëri të ditur se ndodhet në Kuvend si pasojë e një aksidenti. Sula nga ana tjetër, dhe pse nuk dëgjohet qartë, iu drejtua kryeministrit duke i thënë se flet fjalë të ndyra, duke i thënë një fjalë jo të hijshme. 


DEBATI:

Edi Rama: Pusho more gjel deti, pusho se nuk je në thesin e gjelave të detit të Peqinit këtu që flet me atë fjalor. Çoheni këtu në pikë të sabahur dhe ngrini e ulni të gjithë dynjanë. Je aksident këtu, nuk je në vendin tënd, mjer Shqipëria për ty dhe ata si ti. 

Dashnor Sula: Nuk ke turp, vjen këtu dhe flet k**llëqe. 

Edi Rama: Ne nuk jetojmë në hënë, ne jemi pjesë e asaj lufte të botës që Putini i ka hapur luftë, jo duke hedhur bomba tek ne, por duke luajtur përmes energjisë që dihet që është një armë më vete.

edi rama dashnor sula seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll