Aktualitet

Alarmi për bombë, Gjykata e Apelit: Kemi informacion për lëndë shpërthyese në ambientet tona

Nuk dihet nëse janë evakuuar punonjësit e institucionit e nëse puna është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

8 Nëntor 2022, 14:03 Nga a,b
Alarmi për bombë, Gjykata e Apelit: Kemi informacion për
Gjykata e Apelit

TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka dalë me një reagim zyrtar pas lajmit se pranë zyrave ose ambienteve të tyre është vendosur një lëndë plasëse. Në një reagim zyrtar Gjykata thotë: Ka një informacion të pa konfirmuar për vënien e një lënde shpërthyese në ambientet ose pranë Gjykatës se Apelit. Policia e Shtetit është duke verifikuar informacionin.

Nuk dihet nëse janë evakuuar punonjësit e institucionit e nëse puna është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Aktualisht kontrollet pranë ambienteve të Gjykatës po vijojnë nga forcat RENEA dhe nga qen që pikasin eksplozivin, në ambientet e Gjykatës së Apelit, SPAK dhe GJKKO. Alarmi është ngritur mëngjesin e sotëm nga një telefonatë anonime në ambientet e Strukturës e Posaçme (SPAK) ka alarmoi policinë. Sapo u mor njoftimi, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth. Policia ka bërë të ditur se telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.

alarm per bombe ne gjkko

Sondazh

Poll