Aktualitet

Operacioni i Policisë spanjolle, Hoxha: Europa s’ka besim te policia jonë, detyrohen të vijnë në Shqipëri

Hoxha deklaron se policia spanjolle nuk ka pasur besim tek autoritetet shqiptare, ndaj ka ndërmarrë këtë aksion vetë. 

8 Nëntor 2022, 13:47 Nga A.B
Operacioni i Policisë spanjolle, Hoxha: Europa s’ka besim te policia
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i policisë spanjolle, forcat Shqiponja dhe Policinë në ambientet e një call centeri në Elbasan. I ftuar ditën e sotme në 'Abcnews', Hoxha u shpreh se këto call center kanë mashtruar qytetarë të shumtë të vendeve të BE-së, ndërsa shtoi se këto biznese kanë qënë burimet kryesore të policëve të korruptuar në Shqipëri. Po ashtu, ai shton se policia spanjolle nuk ka pasur besim tek autoritetet shqiptare, ndaj ka ndërmarrë këtë aksion vetë. 

Këto Call Centera që mashtronin qytetarët e vendeve të BE-së për gjoja investime ne bursa kanë patur të ardhura të jashtëzakonshme duke korruptuar policinë. Call Centerat dhe paratë e basteve të Ervis Martinajt ishin burimet kryesore të policëve të korruptuar në Shqipëri. Ata mashtronin qytetarë nga Gjermania, Anglia, Zvicra, Spanja, etj., policët spanjollë nuk kanë patur besim te policia jonë dhe prandaj kanë ardhur vetë. Dihej që puna do të shkonte deri këtu pasi shumat e humbura nga qyetarët e Spanjës ishin të mëdha. Spanjollët kanë identifikuar përmes internetit se nga cila pikë Call Centeri ishin mashtruar qytetarët e tyre”. Rol kryesor kanë patur izraelitë nga vende të ish-Bashkimit Sovjetik“.

Operacioni i policisë spanjolle, sipas Hoxhës, tregon se ata kanë mosbesim tek policia shqiptare ndaj janë detyruar që të vijnë vetë në Shqipëri.

“Policia spanjolle sot bëri kërkime në një call center në Elbasan. Një nga të ardhurat kryesore për të korruptuar policinë vjen për shkak të call centera ve ilegalë. Në fillim në Shqipëria erdhën gjermanet, amerikanët sepse qytetarët e tyre po mashtroheshin nga call center në Shqipëri. Operacioni i sotëm i organizuar nga policia spanjolle, ka identifikuar saktësisht se ku është objekit që ka mashtruar qytetarët spanjollë, që kanë humbur shifra marramendëse nga mashtrimet e call center. Operatorët nuk kanë faj. Objekti i operacioneve nuk janë operatorët por drejtuesit. Është një operacion i radhës. Kjo dëshmon se sa porozë jemi bërë për policitë e BE-së. Ata kanë mosbesim te ne, sa që janë detyruar të vijnë vetë këtu. Sot pamë një skuadër të plot të gardës civile spanjolle, e cila po kryente operacion në zemër të shqipërisë. Ky operacion në vazhdën e një serie operacionesh”,- shtoi gazetari.

 

artan hoxha operacioni te dardanet ne elbasan guarda civil ne shqiperi

Sondazh

Poll