Aktualitet

Mashtrime nga call-centerat/ Pas Elbasanit operacioni shtrihet në Vlorë dhe Tiranë, shoqërohen disa persona

Pritet që SPAK apo policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me këtë operacion dhe personat e vënë në pranga.

8 Nëntor 2022, 13:39 Nga a.l
Mashtrime nga call-centerat/ Pas Elbasanit operacioni shtrihet në
operacioni per call-centera

ELBASAN-Operacioni blic i zhvilluar sot në Elbasan nga prokuroria e Tiranës dhe ajo spanjolle, për goditjen aktiviteteve të paligjshme të call-center, është zgjeruara edhe në dy qytete të tjera, përkatësisht Tiranë dhe Vlorë.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë, servera dhe dokumenta të disa kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj me metodën e call-center online. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme, mësohet se operacioni ka nisur nga denoncimet e bëra nga shtetasit spanjollë të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve nga operatorët dhe punonjësit e këtyre kompanive dhe u janë vjedhur shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro. 

Organi i posaçëm i akuzës ka vënë në zbatimin shumicën e urdhër-arresteve në kuadër të këtij operacioni, por për asrye hetimore nuk janë zbuluar ende emrat e të arrestuarve. Pritet që SPAK apo policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje lidhur me këtë operacion dhe personat e vënë në pranga./Dosja.al

 

 

 

 

guardia civil ne shqiperi operacioni te dardanet ne shqiperi mashtrimi me call-center

Sondazh

Poll