Aktualitet

Ngujoi gruan dhe fëmijët e tij, ‘ekstremisti’ fetar ‘terrorizoi’ 5 Majin me breshëri automatiku në 2013-tën

Në vitin 2013, Xherxh Laçi qëlloi me breshëri automatiku në zonën e 5 Majit.

6 Nëntor 2022, 12:47 Nga A.B
Ngujoi gruan dhe fëmijët e tij, ‘ekstremisti’ fetar
Policia Tirane

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi i cili ditën e sotme u arrestua për ngujimin e dy fëmijëve dhe gruas së tij për shkak të bindjeve radikale, mësohet se në 2013-tën kishte qëlluar me breshëri automatiku në zonën e 5 Majit. Për ngjarjen e ndodhur, Laçi u arrestua dhe më pas u dënua për veprën penale të “prishjes së qetësisë publike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Laçi mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

xherxh laci familja e ngujuar ne tirane

Sondazh

Poll