Aktualitet

Pa drita, ujë dhe TV! Ngujimi i familjes te '5 Maji', Laçi i terriorizonte: Mos dilni jashtë se infektoheni

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa. Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur.

6 Nëntor 2022, 12:40 Nga A.B
Pa drita, ujë dhe TV! Ngujimi i familjes te '5 Maji', Laçi
Policia

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi mbante të ngujuar familjen e tij në kryeqytet me pretendimin se nëse dalin jashtë do infektohen. 52-vjeçari, i arrestuar dhe i akuzuar për dhunë ndaj familjes së tij, të cilën e mbante të ngujuar prej 6 vitesh, ka jetuar disa kohë në Itali dhe është rikthyer më pas në Tiranë, ku jetonte në gjendje të mjerueshme me dy djemtë 15 dhe 17 vjeç.

Laçi dhe vëllai i gruas ishin ata që blinin ushqimet për familjen, duke bërë që asnjëri të mos dilte jashtë banesës e cila ndodhet në fund të rrugës '5 Maji'. Në shtëpi, nuk kishte as ujë, as drita, as televizor ndërsa dritaret ishin gjithnjë të mbyllura.

Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, kanë qenë fjalët e 52-vjeçarit drejtuar gruas dhe dy djemve, të cilët i ka kërcënuar me jetë me armë të ftohta dhe nën terror psikologjik.

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa. Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur.

Antiterrori ka pasur informacion se kishte prirje radikale, pro më pas pasi djemtë nuk dilnin më, banorët kanë lajmëruar policinë.  52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

familja e ngujuar ne tirane xherxh laçi

Sondazh

Poll