1 Nëntor 2022, 10:03
Nga a.l
Sander Kovaçi
TIRANË- Pedagogët nuk janë mjaftuar me miratimin e rritjes prej 8% të pagës, vendim që u mor nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në një deklaratë për mediat, nga korpusi i Universitetit Politeknik, atje ku është zhvilluar për 2 javë protesta, tha se qeveria ka afat deri të mërkurën. Në të kundërt, sqaroi ai, nga ora 16:00, Sindikata dhe pedagogët do të hyjnë në grevë urie.
“Lëvizja jonë universitare, lëvizje e pastër intelektuale e shpirtit të lirë. Nuk është e sponsorizuar as nga rublat ruse, lirat turke apo paratë e pista të oligarkisë shqiptare. Në këtë betejë e kemi filluar prej tre vitesh, por të specifikuar prej dy muajsh këtë peticion shoqëruar me 6 javë protesta. Deri tani qeveria ka treguar që s’ka vesh për të dëgjuar kërkesat tona. Ajo ofron vetëm zgjidhje kozmetike dhe ato në trajtë printimesh dhe ofron intimidime që të heqim dorë. Në këto kushte pas një diskutimi me stafet është propozuar të kalohet protestë në trajtën e grevës së urisë. Dhe në këtë fazë mund të bëjë efekt. I kërkojmë një po të madhe në këtë akt. Deri të mërkurën i lëmë kohë për zgjidhjen e kërkesave tona. Të mërkurën në orën 16:00 të jemi këtu përpara universitetit politeknik për grevë”, deklaroi Kovaçi.
Pedagogët vijojnë për të tretën javë radhazi protestën për plotësimin e kërkesave ku kryesorja është ajo e rritjes së pagës. Qeveria vendosi më 5 tetor që të rrisë pagën me 15% të tyre, pas protestave të fundit të pedgogëve. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Pedagogët janë shprehur se kjo rritje nuk mjafton pasi nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.Dosja.al
protesta e pedagogeve sandër kovaçi
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 10:23
k.m.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka parashtruar kërkesën për buxhetin e vitit që vjen. Në Komisionin e Ligjeve, i pranishëm sot ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 10:20
d.a.
Policia greke
GREQI- Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të m...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:54
k.m.
Foto ilustruese
BUENOS AIRES- Ekuadori, Brazili dhe Kolumbia janë tashmë të njohura si baza ku janë vendosur bandat shq...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:50
A.B
Policia
VLORË- Pamjet më poshtë, të bëra publike nga Dosja.al, janë nga operacioni i mbrëmjes së djeshme pran&...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:38
A.B
Kujtim Mema
TIRANË- Kreu i Shoqatës së Transporteve Ndërqytetas, Kujtim Mema paralajmëroi ditën e sotme se ky biznes ndodhet ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:44
k.m.
TIRANË- Që prej 12 tetorit, Bordi i Transparencës nuk ishte mbledhur për të marrë asnjë vendim lidhur me çmimin e na...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:31
A.B
Faruk Ozer
TIRANË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Fa...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 09:12
d.a.
Alfred Diebold
TIRANË- Avionë luftarakë gjuajtës, të fshehur në tunele brenda maleve, nëndetëse dhe anije të n...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 08:56
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me kokainë. Identiteti ...
Aktualitet
1 Nëntor 2022, 08:51
A.B
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e arrestimit të s...