Aktualitet

Rasti i dytë! 62-vjeçari në Sarandë bie aksidentalisht nga pema teksa po mblidhte ullinj, ndërron jetë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

29 Tetor 2022, 13:20 Nga A.B
Rasti i dytë! 62-vjeçari në Sarandë bie aksidentalisht nga
Ambulance

SARANDË- Një tjetër person ka ndërruar jetë në vend pasi është rrëzuar nga pema. Në Sarandë, një 62-vjeçar ndërroi jetë pasi teksa ishte duke mbledhur ullinj është rrëzuar nga pema. Personi me inicialet G.R, nuk mbijetoi dot, duke humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe një 65-vjeçar në Vlorë, ndërroi jetë pasi u rrëzua aksidentalisht nga pema, teksa ishte duke mbledhur ullinj. 

rrezim nga pema sarande

Sondazh

Poll