Aktualitet

Po mblidhte ullinj, 65-vjeçari rrëzohet nga pema në Vlorë, vdes në spital

Ky rrëzim ka qënë fatal për të pasi i kushtoi jetën.

29 Tetor 2022, 12:52 Nga A.B
Po mblidhte ullinj, 65-vjeçari rrëzohet nga pema në Vlorë,
Ambulance

VLORË- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga pema. Policia informon se ky person, ishte duke mbledhur ullinj teksa ka rënë nga pema. Ky rrëzim ka qënë fatal për të pasi i kushtoi jetën. Po ashtu, një tjetër person ka rënë nga pema mirëpo është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

vdes 65-vjeçari ne vlore vlore

Sondazh

Poll