Aktualitet

“Fatmiri fle natën me gruan dhe largohet në mëngjes”/ Si u arrestua Manellari në Pogradec, policia mori një telefonatë

Dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë.

29 Tetor 2022, 10:54 Nga A.B
“Fatmiri fle natën me gruan dhe largohet në mëngjes”/
Foto ilustruese

POGRADEC- Policia është informuar nga banorët e zonës për rikthimin e Fatmir Manellarit në banesë. Autori i vrasjes së Safet Hyskollarit dy muaj mnë parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, qëndronte i fshehur prej 2 muajsh në pyll.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai mbante kontakte me familjen dhe herë pas here vinte flinte aty natën dhe më pas largohej në mëngjes. Mirëpo, dikush nga njerëzit që kishin dijeni njoftuan policinë për këtë duke bërë që blutë të ndërhyjnë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin e autorit.

Manellari u fsheh për 2 muaj në pyll, pasi vrau Safet Hyskollarin. 63 vjeçari, vrau më 7 shtator fqinjin e tij Safet Hyskollari, i cili ishte kthyer në fshat pas 20 viteve emigrim në SHBA. Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari kishte nisur që të rregullonte rrugën, përmes të cilës futej në banesën e tij, e në gropat e hapura kishte vendosur disa tuba për shkarkimin e ujrave të zeza. Pikërisht në këtë moment, Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij dhe ka nisur konflikti verbal mes tyre. Ai e ka qëlluar 4 herë me thikë duke e lënë të vdekur, e më pas u arratis. 

fatmir manellari safet hyskollari

Sondazh

Poll