Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari, të riut i zbulohet edhe mjeti prerës

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, i cili do të hetohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

26 Tetor 2022, 13:30 Nga A.B
Shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet
Policia

TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në kryeqytet. Policia informon se personi me inicialet S.S, iu janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë). Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, i cili do të hetohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës, vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe kontrolleve të ushtruara ndaj personave me rekorde të mëparshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza. Në rrugën "Margarita Tutulani", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll