Aktualitet

'Eja merr fëmijën'/ Banori në Porto Romano: Më telefonuan nga shkolla, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit

Ai u shpreh se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit.

26 Tetor 2022, 13:05 Nga A.B
'Eja merr fëmijën'/ Banori në Porto Romano: Më
Banori

DURRËS- Një prej banorëve në Porto Romano ka treguar se mori vesh për rrjedhjen e gazit në fabrikën 'Gaz Poëer' nga mësuesit e shkollës. Ai u shpreh se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit. Ky banor, pranoi se në zonë vjen prej disa muajs era gaz, mirëpo asnjë institucion nuk po merr masa. 

'Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa. Nuk është hera e parë, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit. '- u shpreh ai. 

shperthim ne porto romano

Sondazh

Poll