Aktualitet

Manja: Po shikojmë mundësinë e një amnistie penale, mund të vihet në zbatim në fund të vitit 2022

Ai shtoi se janë ende në fazën e studimit dhe se në momentin që analiza do të përfundojë, do ta dorëzojë dhe propozimin.

26 Tetor 2022, 13:36 Nga F.M
Manja: Po shikojmë mundësinë e një amnistie penale, mund
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se mund t'i propozohet qeverisë një amnisti penale deri në fund të vitit 2022. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja tha se po punohet ende për këtë amnisti. Ai shtoi se janë ende në fazën e studimit dhe se në momentin që analiza do të përfundojë, do ta dorëzojë dhe propozimin.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A parashikoni t’i propozoni amnistinë penale?

Ulsi Manja: Amnistia e fundit është bërë në vitin 2020, ne si Ministri e Drejtësisë jemi në fazë të studimit, në momentin që do ta kemi përfundimin e amnistisë. Po punojmë, por jemi në fazën e analizës ende.

Projektligi për amnistinë penale është hedhur në faqen zyrtarë të ministrisë së Brendshme më 11 tetor të këtij viti. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

Sipas projktligjit, amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 10 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi; personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet; personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Gjithashtu, amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç si dhe të dënuarit me dëmtime të rënda të përhershme fizike apo me sëmundje të rënda të pashërueshme me prognozë humbjen e jetës.

ulsi manja amnisti penale 2022

Sondazh

Poll