Aktualitet

Emigrantët po 'pushtojnë' brigjet britanike, qeveria vendos gjeneralin e lartë në kufi, do merret me shqiptarët që shkojnë me gomone në Britani

Ai është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve. Ai ka punuar më parë si këshilltar i Kancelarit të Dukatit të Lancasterit, duke parandaluar njerëzit vulnerabël të 'shfrytëzuar nga trafikantët e qenieve njerëzore' dhe 'duke mbrojtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar'.

26 Tetor 2022, 13:56 Nga e.k

 

Emigrantët po 'pushtojnë' brigjet britanike, qeveria vendos
Stuart Skeates

BRITANI- Një gjeneral i lartë britanik Stuart Skeates, i cili ka shërbyer në Afganistan dhe në luftën e Gjirit, është caktuar për kapur emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani përmes Kanalit. Gjenerallejtënanti  gjithashtu ka shërbyer në luftën e Bosnjës. Ai është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve. Ai ka punuar më parë si këshilltar i Kancelarit të Dukatit të Lancasterit, duke parandaluar njerëzit vulnerabël të 'shfrytëzuar nga trafikantët e qenieve njerëzore' dhe 'duke mbrojtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar'.

Tani gjenerallejtënant Skeates është rekrutuar për të trajtuar problemin në rritje të emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve përmes Kanalit. Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike të paktën 10,000 besohet të jenë nga Shqipëria. Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë rreth 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore.

Skeates pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në luftimin e bandave të trafikimit pas rritjes. Ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel Patel nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të përshpejtuar deportimet në shtetin ballkanik dhe që oficerët e policisë shqiptare të vendosen në Dover.

Në fillim të këtij muaji, 12 emigrantë u kthyen me një avion për në Shqipëri pak ditë pasi mbërritën me gomone në Britani. Qeveria është përpjekur të prezantojë politika për shtetasit shqiptarë të cilët kalojnë Kanalin. Para verës, rreth nëntë në dhjetë shqiptarë kërkonin azil edhe pse nuk ka pasur asnjë konflikt atje për më shumë se 25 vjet./ Daily Mail.

 

britani stuart skeates

Sondazh

Poll