'E kanë çuar në GJK'/ Ndërtimet pa leje, Bardhi i përgjigjet Ramës: Kemi kërkuar shfuqizimin që legalizon pa ligj katet shtesë
Gazment Bardhi shkruan se PD në fakt ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që legon legalizimin e ndërtimit pa leje, pa një ligj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e tij për padinë e PD në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se PD në fakt ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që legon legalizimin e ndërtimit pa leje, pa një ligj. Ndërsa shton se konfiskimi i pronës të ndërtuar pa leje në fakt parashikohen në legjislaturën shqiptare.
"Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar,"-shkruan Bardhi.
Sot, kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të mërkurë nga Gjirokastra opozita kishte shkuar në PD për konfiskimin e metrave katrorë të ndërtuara pa leje, gjë që sipas tij tregonte se kush në fakt kishte marrëdhënie me të ashtuquajturit, oligarkë.
“Imagjino parti politike që do të marrë pushtetin, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të të gjitha metrave katrorë të ndërtuara pa leje. Si ka mundësi? Këta që më akuzojnë mua, që na akuzojnë ne që mbështesim oligarkët, që i kemi ne, i kam unë kullat e pallateve të cilave do u merret çdo metër katrorë që i kanë bërë pa leje këta çojnë në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar,”- u shpreh Rama.
28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan më 14 Tetor në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të qeverisë për të sekuestruar katet pa leje. Në draft thuhet se akti normativ është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji. Në padi thuhet se nisma është në kundërshtim edhe me Kodin Penal, sepse u jep amnisti penale një kategorie personash, pa një ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend dhe se është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Sondazh
'Mos u merrni me fasada', Rama: Po të ishte kaq e parëndësishme gratë s'kishin pse kriheshin në floktore 2 herë në javë
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimet në fasadat e qyteteve. Nga Gjirokastra, ai u shpreh se po të mos ishte ka...
Rikthim i regjimit të vizave? MPEJ përgënjeshtron: Nuk ka asnjë propozim nga presidenca çeke
Foto ilustruese TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta "EUObserver" ku thuhej se Pr...
'Kemi një mërzi të brendshme unë dhe kolegët...'/ Rama: Hapim sytë e nuk shohim shi
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë fashën prej 800 kwh, e cila ende nuk është vënë ...
'Nëse s'merreni me drogë...'/ Rama: Në emigracion nuk i merr dot paratë që merr po të bësh agroturizëm në Shqipëri
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për emigrantët jashtë vendit që të kthehen në S...
Rama këshillon bizneset në Gjirokastër: Rrisni pagat që t’i shihni hajrin punës, ndajeni fitimin
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që t’i rrisin pagat punonjë...
Rama: Paga minimale 40 mijë lekë do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një herë se do të rritet paga minimale. Nga Gjirokastra, kreu i Qeverisë...
Rama në Gjirokastër: Shtëpitë e vjetra nuk do mbahen peng, do gjejmë një sistem më detyrues
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria do aplikojë një sistem më detyrues për banesat ...
'Çfarë leku po mblidhet'/ Rama për opozitën: Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e Qeverisë
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se opozita kërkon që të rrëzohet vendimi i Qeverisë p...
'Duhet kursyer'/ Rama akuzon opozitën: Nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që shajnë
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se vetëm shan për deklaratat që jep Qeveria shqiptare për kursim ...
'Nuk i fotografuam dot'/ Rama tregon skenën që e çuditi në Gjirokastër: Burri mbante gruan në shpinë, ishin tamam
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tregoi për qytetarët një skenë që kishte parë në rrugët e Gjirokas...
