Politike

Rama në Gjirokastër: Shtëpitë e vjetra nuk do mbahen peng, do gjejmë një sistem më detyrues

Rama deklaroi se banesat i përkasin qytetit të Gjirokastrës, e cila është trashëgimi botërore. 

19 Tetor 2022, 10:56 Nga A.B
Rama në Gjirokastër: Shtëpitë e vjetra nuk do mbahen peng,
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria do aplikojë një sistem më detyrues për banesat e vjetra. Nga Gjirokastra, ai shtoi se një shtëpi e cila është e vjetër nuk mund të mbahet peng nga pronari, pasi është trashëgimi jo vetëm e shqiptarëve por dhe e botës. Ai shtoi se banesat i përkasin qytetit të Gjirokastrës, e cila është trashëgimi botërore. 

Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum kjo situata e re dhe ne duhet të përballemi dhe po përballemi dhe fakti që sot këtu të gjithë ju keni punë, më shumë punë seç kishit edhe vjet dhe po kalohet viti më i mirë që ishte viti 2019, domethënë që gjërat po shkojnë më mirë, patjetër që duhet të shkojnë edhe më mirë. Ne kemi vendosur një bonos të ri rijetëzimi i shtëpive dje janë 11 përfitues në Gjirokastër, për 11 shtëpi të tjera, por nuk mjafton. Do të vazhdojmë ashtu si kundër do ta vendosim më në fund atë masën që kemi kohë që e diskutojmë që kush e vendos të mbajë shtëpinë e vjetër peng, jo 1 pronar jo 10 pronarë, jo 40 pronarë nuk mund ta mbajë peng. Këto shtëpi nuk janë thjesht shtëpi të pronarëve, janë trashëgimi jo e shqiptarëve, por trashëgimi botërore. Gjirokastra është trashëgimi botërore. Ti nuk mund ta mbash shtëpinë peng dhe të thuash jo nuk e jap unë sepse je i detyruar dhe do të gjejmë një sistem që do të jetë më detyrues siç i kanë vendet e tjera”, ka thënë Rama.

edi rama

Sondazh

Poll