Politike

'Çfarë leku po mblidhet'/ Rama për opozitën: Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e Qeverisë

Rama tha se po akuzohet se mbështet oligarkët për të ndërtuar kullat dhe pallatet pa leje. 

19 Tetor 2022, 10:53 Nga A.B
'Çfarë leku po mblidhet'/ Rama për opozitën:
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se opozita kërkon që të rrëzohet vendimi i Qeverisë për ndërtimet pa leje. Ai u shpreh sot nga Gjirokastra, se po akuzohet se mbështet oligarkët për të ndërtuar kullat dhe pallatet pa leje. Po ashtu, Rama tha se opozita po hedh shumë para për të rrëzuar këtë vendim, duke nënkuptuar se po tentohet që të blihet vendimi.

'Kujt t’ia thuash atyre që nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtimet pa leje. Apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, imagjinojeni, është hera e parë, shkojnë në GJK, me një parti politike që do të marrë pushtetin. Shkojnë për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë pa leje.Si ka mundësi, këta që më akuzojnë mua se mbështes oligarkët që i kemi ne, i kam unë kullat dhe pallatet që do iu merret çdo metër katror e hotele që kanë bërë pa leje. Çojnë në gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar. Imagjinojeni, se çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi që nuk lejon më jo vetëm që të bëhet dyqane e kulla pa leje po asnjë shtesë edhe këtu. Se duhet sikur ti fiton më shumë por ti fiton më pak nëse do e bëjë atë investim për ta përmirësuar atë pasuri.'- tha Rama.

Pas deklaratës së Ramës, reagoi deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai u shpreh se Rama gënjen, pasi opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. (LEXO KËTU)

edi rama

Sondazh

Poll