Politike

'Duhet kursyer'/ Rama akuzon opozitën: Nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që shajnë

Rama tha se të gjithë duhet të kursejmë dhe nuk duhen dëgjuar deklaratat arrogante të opozitës.

19 Tetor 2022, 10:46 Nga A.B
'Duhet kursyer'/ Rama akuzon opozitën: Nuk duhen dëgjuar
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se vetëm shan për deklaratat që jep Qeveria shqiptare për kursim të energjisë. Nga Gjirokastra, Rama tha se të gjithë duhet të kursejmë dhe nuk duhen dëgjuar deklaratat arrogante të opozitës.

'Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten në klubet e netëve televizioneve duke sharë e akuzuar për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim. Ca është kjo ‘arrogancë, kujt ia tregojnë këta’. Do ta kursejmë energjinë. Nëse e kursejmë, e kemi. Nëse nuk kursejmë nuk e kemi. Duhet ta paguajmë sa frëngu pulën për ata pasur. Duhet ta eksportojmë një pjesë të saj. 75% prodhojmë neve, pjesa tjetër eksportim. Kjo krizë erdhi pa na pyetur nuk sollëm as luftën as rritjen e çmimeve, por do bëjmë çmos ta përballojmë më lehtë duke vendosur më shumë financa në dispozicion të shqiptarëve.Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum situata e re, ne duhet të përballemi. Fakti që ju keni më shumë punë se sa kishit, po kalohet edhe viti 2019.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll