Aktualitet

U arrestua në Rinas, lihet në burg indiani i kërkuar nga autoritetet amerikane

31-vjeçari u ndalua në Rinas, pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër arreste amerikane.

15 Tetor 2022, 13:40 Nga A.B
U arrestua në Rinas, lihet në burg indiani i kërkuar nga
Nitin Mishtra

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg', shtetasin indian Nitin Mishtra. Ai u arrestua ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare për trafikim të lëndëve narkotike. Vendimi u dha ditën e sotme nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

31-vjeçari u ndalua në Rinas, pasi ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër arreste amerikane.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së.

nitin mishra

Sondazh

Poll