Aktualitet

Grabiti me armë të riun në mes të Tiranës, Gjykata lë të lirë Elvis Sejdon (FOTO)

Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon, por u kundërshtua nga avokati Sokol Tahiraj, i cili i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua.

15 Tetor 2022, 12:44 Nga f.m;a.b
Grabiti me armë të riun në mes të Tiranës, Gjykata
Momenti i ndalimit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Elvis Sejdon, të riun i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti. Ai u la i lirë pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.

Grabiti me armë të riun në mes të Tiranës, Gjykata
Elvis Sejdo

Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon, por u kundërshtua nga avokati Sokol Tahiraj, i cili i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua. Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kanë kaluar.

Elvis Sejdo, ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.

Jam i antidrogës, ku i ke lekët’. Kështu nisi grabitja pasditen e 8 gushtit në zonën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërsa përfunduan në pranga Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo.

elvis sejdo

Sondazh

Poll