Politike

Edhe Meta aktiv në Tik Tok! Kreu i PL-së takohet me Nard Ndokën në pishina: O fitore, o s'ka

Meta i uron suksese Ndokës në stërvitjen e tij.

14 Tetor 2022, 15:40 Nga A.B
Edhe Meta aktiv në Tik Tok! Kreu i PL-së takohet me Nard Ndokën
Ilir Meta dhe Nard Ndoka

TIRANË- Takimi mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe atij të Partisë Demokristiane është postuar në Tik Tok. Ilir Meta ka ndarë në këtë rrjet social takimin në pishina me Nard Ndokën. Meta e pyet se për çfarë po stërvitet, ndërsa Ndoka i bën të ditur se stërvitet për energji. Gjithsesi, Meta i uroi shumë suksese dhe fitore. 

Rrjeti Tik Tok është kthyer në aplikacionin e preferuar të politikanëve shqiptarë. Kryeministri Edi Rama ka qënë prej muajsh aktiv, ndërsa lideri i PD-së, Sali Berisha iu bashkua këtij aplikacioni vëtem një ditë më parë. 

BISEDA:

Meta: O Nardi po ca bën mor burrë. 

Ndoka: Stërvitje

Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ca o burr? Per fitore apo barazim? 

Ndoka: Për energji

Meta: Hajde forca, fitore Nardi

ilir meta nard ndoka meta ne tik tok

Sondazh

Poll