Sherr me thika në Elbasan, pritet në fyt një 21-vjeçar, në gjendje të rëndë për jetën
I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa 54-vjeçari është arrestuar.
ELBASAN- Një 21-vjeçar i identifikuar si Fabjo Shybehja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është prerë në fyt me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "1 Maji" në qytetin e Elbasanit këtë pasdite, aty ku 21-vjeçari ka në pronësi një lokal.
Këtë pasdite, autori Petrit R. 54 vjeç, i cili është endacak që mbledh kanoçe nëpër qytet ka shkuar në lokalin e 21-vjeçarit. Ai ka konsumuar alkool dhe më pas ka nisur të ofendojë familjarët e Shybehjas që ndodheshin gjithashtu në bar. 21-vjeçari e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit, por 54-vjeçari nuk e la më aq. Ai shkoi tek karroca ku kishte kanoçet, mori një thikë dhe e goditi në fyt Fabio Shybehjan.
I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, kurse 54-vjeçari është në komisariat. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori. Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
FOTO- EMRI/ Zhduket shqiptari në Francë, i vëllai kërkon ndihmë: Mund të jetë nisur për Angli
Elton Ahmataj FRANCË- Elton Ahmataj, një 24-vjeçar shqiptar ka humbur pa gjurmë në Francë. Denoncimin e ka bërë v...
U dhunua nga babai shqiptar 20-vjeçar, përmirësohet shëndeti i foshnjes 4 muajshe në Greqi
Foto Ilustruese GREQI- Lajmi është pozitiv ka ardhur nga Greqia për vajzën 4-muajshe nga Aetos Trifylias në M...
Covid, MSH: Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja në vend
Foto Ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Paguanin deri në 15 mijë euro për të ikur nga Spanja në Angli, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Foto Ilustruese ANGLI- Autoritetet britanike kanë 'shkatërruar' një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëz...
Dënohet me 6 vite burg në Angli Gjekson Pusi, u kap me armë poshtë jastëkut, në Shqipëri u pyet për vrasjen e Hekuran Billës
Gjekson Pusi BRITANI E MADHE- Gjekson Pusi, 35 vjeç, një shqiptar me precedentë të theksuar kriminalë është dënua...
Kishin probleme të mëparshme, dy shqiptarë dhunojnë bashkëmoshatarin në Greqi, e godasin me grushta kokës
Foto Ilustruese GREQI- Një trazirë e madhe është shkaktuar në Kozan të Greqisë, konkretisht në shkollën e...
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, 'shkundet' Elbasani, sa ishte magnituda
Termet ELBASAN- Tërmet në Shqipëri! Qytetarët në Elbasan kanë ndjerë lëkundje të forta tërmeti pak &ccedi...
Devijimi i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit dalin në protestë: Si nuk ju vjen gjynah, kaq të papërgjegjshëm jeni
protestues TIRANË- Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën e sotme ...
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe toke me ullinj në Delvinë
Zjarr VLORË- Një zjarr ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë. Flakët kanë rën&...
Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër, Lame: Qytetet mesjetare janë një makth
Artan Lame GJIROKASTËR- Si çdo fundjavë, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë çertifikatat ...
