Aktualitet

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër, Lame: Qytetet mesjetare janë një makth

Lame ishte sot në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori.

9 Tetor 2022, 14:24 Nga A.B
Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër, Lame:
Artan Lame

GJIROKASTËR- Si çdo fundjavë, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë çertifikatat e pronësisë. Sot, ai ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit. Ai u shpreh se puna për rregjistrimin e qyteteve mesjetare është makth.

 “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”.'- tha ai.

Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike.

artan lame rregjistrimi i pronave gjirokaster

Sondazh

Poll