Aktualitet

Kishin probleme të mëparshme, dy shqiptarë dhunojnë bashkëmoshatarin në Greqi, e godasin me grushta kokës

Protothema shkruan se dy 17-vjeçarët shqiptarë i kanë ngritur kurth një bashkëmoshatari për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

9 Tetor 2022, 15:47 Nga I.A
Kishin probleme të mëparshme, dy shqiptarë dhunojnë
Foto Ilustruese

GREQI- Një trazirë e madhe është shkaktuar në Kozan të Greqisë, konkretisht në shkollën e tretë të mesme, kur një i mitur është sulmuar nga 17-vjeçarë. Protothema shkruan se dy 17-vjeçarët shqiptarë i kanë ngritur kurth një bashkëmoshatari për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Por të dy 17-vjeçarët kanë sulmuar bashkëmoshatarin e tyre, kur ai kishte mbaruar stërvitjen. Sipas dëshmitarëve okularë, ata kanë parë të riun me origjinë greke të goditur me grusht në kokë.

Autorët e mitur janë larguar, ndërsa në atë moment në vendngjarje ndodhej një polic jashtë detyrës, i cili pasi ka parë ngjarjen ka ndërhyrë dhe ka njoftuar autoritetet. Dy të miturit janë dërguar në Komisariatin e Policisë, nga ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme të nevojshme.

shqiptaret sulmojne grekun

Sondazh

Poll