Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, 'shkundet' Elbasani, sa ishte magnituda

Tërmeti ra në orën 12:54 dhe sipas raportimeve ishte në magnitudën 3.8 të shkallës Rihter.

9 Tetor 2022, 14:57 Nga A.B
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, 'shkundet' Elbasani,
Termet

ELBASAN- Tërmet në Shqipëri! Qytetarët në Elbasan kanë ndjerë lëkundje të forta tërmeti pak çaste më parë. Sipas faqes zyrtare të EMS, tërmeti ra në orën 12:54 dhe sipas raportimeve ishte në magnitudën 3.8 të shkallës Rihter, me epiqendër 13 km në perëndim të Elbasanit, dhe 24 kilometra në jug-lindje të Tiranës. Thellësia e valëve ishte 15 kilometra ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.

Lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda, aq sa për të panikosur qytetarët. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo në njerëz. 

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, 'shkundet' Elbasani,

termet ne elbasan termet

Sondazh

Poll