Aktualitet

U dhunua nga babai shqiptar 20-vjeçar, përmirësohet shëndeti i foshnjes 4 muajshe në Greqi

Në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia” foshnja u intubua dhe u shtrua në terapi intensive. Pak ditë më parë erdhi lajmi i parë i mirë, pasi shëndeti i tij u përmirësua dhe ai u ekstuba. Gjatë gjithë kësaj kohe foshnja u shtrua në një pavijon tashmë të thjeshtë, me vlerësimin e gjendjes së tij nga mjekët.

9 Tetor 2022, 17:26 Nga I.A

 

U dhunua nga babai shqiptar 20-vjeçar, përmirësohet
Foto Ilustruese

 

GREQI- Lajmi është pozitiv ka ardhur nga Greqia për vajzën 4-muajshe nga Aetos Trifylias në Messinia, e cila u dhunua nga babai shqiptar 20-vjeçar, me qëllim që, sipas tij, ta qetësonte nga të qarat. Protothema shkruan se babai është akuzuar për tentativë vrasjeje dhe pasi ka pranuar fajësinë është liruar me kushte kufizuese, një prej të cilave është edhe qëndrimi larg fëmijës.

Në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia” foshnja u intubua dhe u shtrua në terapi intensive. Pak ditë më parë erdhi lajmi i parë i mirë, pasi shëndeti i tij u përmirësua dhe ai u ekstuba. Gjatë gjithë kësaj kohe foshnja u shtrua në një pavijon tashmë të thjeshtë, me vlerësimin e gjendjes së tij nga mjekët.

Sipas avokatit të babait dhe informacioneve që ata kanë nga mjekët, brenda ditëve në vijim foshnja pritet të dalë nga spitali, pasi po reagon neurologjikisht dhe për momentin duket se nuk ka pësuar dëmtime të përhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shtator, kur pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën foshnjën dhe e dërguan në spital. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa babai u justifikua për dhunën ndaj foshnjës me pretendimin se e gjitha kishte ndodhur gjatë një momenti dobësie. 

dhunohet foshnja 4 muajsh

Sondazh

Poll