Aktualitet

Sherri në Vlorë/ Autori hyri në berberhane, qëlloi me thikë 2 punonjësit dhe veten

Më pas, Hyskaj ka qëlluar edhe veten me thikë. Autori është dërguar në spital bashkë me dy të rinjtë ku iu vunë dhe prangat. 

6 Tetor 2022, 21:14 Nga F.M
Sherri në Vlorë/ Autori hyri në berberhane, qëlloi me
Vendi ku ndodhi sherri

VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur në Vlorë ku mbetën të plagosur me thikë tre persona. Në njoftim thuhet se 40-vjeçari Mexhit Hyskaj është futur brenda një berberaneje dhe qëlloi me thikë dy punonjësit Kevin Nuredini 23 vjeç e Ervis Sejko 35 vjeç. Më pas, Hyskaj ka qëlluar edhe veten me thikë. Autori është dërguar në spital bashkë me dy të rinjtë ku iu vunë dhe prangat. 

Njoftimi zyrtar:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

tre te plagosur ne vlore

Sondazh

Poll