Aktualitet

Priste kontejnerin me 1.2 kokainë, arrestohet shqiptari në Belgjikë, si ra në ‘kurthin’ e përgatitur që nga Holanda

Kontejneri që prisnin pesë të arrestuar u zbulua nga autoritetet holandeze dhe në vend të drogës u mbush me një tjetër lëndq, por rruga nuk iu ndërpre. Kjo, për të parë se kush do ta priste në Antwerp.

6 Tetor 2022, 19:27 Nga F.M
Priste kontejnerin me 1.2 kokainë, arrestohet shqiptari në
Antwerp

BELGJIKË- Pesë persona, mes tyre dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga policia belge në Antwerp pasi po prisnin një kontejner me 1.2 tonë kokainë. Mediat belge shkruajnë se të pestë, të moshave 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç janë lënë në masën e ‘arrestit me burg’, pasi akuzohen për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarit dhe i katër të tjerëve ishte përgatitur që në Holandë. Kontejneri që prisnin pesë të arrestuar u zbulua nga autoritetet holandeze dhe në vend të drogës u mbush me një tjetër lëndq, por rruga nuk iu ndërpre. Kjo, për të parë se kush do ta priste në Antwerp.

Dhe kurthi funksionoi. Shqiptari dhe katër personat tjerë e hëngrën ‘karremin’ e u paraqitën në post për të tërhequr ‘mallin’, por përfunduan në pranga. Tashmë të arrestuarit do të merren në pyetje për të zbuluar se kush qëndron pas tyre. Emrat nuk u janë zbuluar ende.

shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll