Aktualitet

I burgosi vdes në burgun e Shënkollit, Ministria e Drejtësisë zbardh ngjarjen

Dauti kishte vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.hënkolli

6 Tetor 2022, 21:18 Nga e.k
I burgosi vdes në burgun e Shënkollit, Ministria e
Burgu i Shënkollit

LEZHË- Ministria e Drejtësisë ka zbardhur shkaqet e vdekjes së të dënuarit në burgun e Shënkollit. Sipas komunikatës për mediat, thuhet se Azem Dauti, 61 vjeç, lindur dhe banues në Dibër, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhënë me vendim të Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Dibër ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.

Dauti kishte vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.

Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks corneal dhe bulbar.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit: Insufiçiencë kardio- pulmonare akute me propabilitet infarkt akut miokardi.

 

burgu i shenkollit azem dauti

Sondazh

Poll